

ZGJIDHJE PËR UJË TË PASTËR NË OBJEKTET E MËDHA
Uji, si burim i jetës, është thelbësor në aplikim në një numër të madh industrish, biznese të vogla dhe të mëdha, në të cilat cilësia e ujit ndikon direkt ose indirekt në produktet ose shërbimet përfundimtare për përdoruesit final të bizneseve.
Teknologjitë inovative dhe një portofol i gjerë i produkteve të trajtimit të ujit BWT ofrojnë mundësi të shumta për ujë të pastër në biznesin tuaj – pavarësisht nëse dëshironi të pini kafenë më të mirë dhe të mbroni aparatet tuaja, nëse ofroni shërbime të nivelit të lartë te bukurise dhe parukerise ose keni një spa, pishinë, BWT gjithashtu ka zgjidhje për industritë që kanë nevojë për ujë ultra të pastër dhe të sigurt si industria farmaceutike, laboratorët ose objektet shëndetësore dhe dentare.
BWT është lider në treg me teknologjinë, ekspertizën dhe njohuritë e saj inovative bazuar në standardet strikte gjermane të cilësisë së ujit (DVGW). Produktet tona të teknologjisë së lartë dhe të trajtimit të ujit garantojnë nivelin më të lartë të sigurisë, higjienës dhe mbrojtjes. Zgjidhjet BWT për trajtimin e ujit janë numër 1 në Evropë, dhe në Maqedoni ato janë të disponueshme përmes Eneks Group Engineering.

Osmoza reverse (OR) është një metodë e huazuar nga natyra. Teknologjia është provuar dhe testuar në sistemet e trajtimit të ujit në mbarë botën për dekada të tëra.
Procesi i osmozës natyrale përmbyset nga osmoza e kundërt. Kjo do të thotë që uji kalon me forcë përmes një membrane gjysmë të përshkueshme nën presion të lartë. Molekulat e ujit të pastër mund të kalojnë nëpër membranë pa probleme për shkak të madhësisë së tyre molekulare.
Kripërat e tretura, të tilla si nitratet, sulfatet dhe kloruret, së bashku me metalet e rënda dhe madje edhe mikroorganizmat, si bakteret, filtrohen.
OSMOZA REVERSE
UJI ULTRA I PASTER PER LABORATORE, KLIMATIZIM,
TEKNOLOGJI,
OBJEKTE SHENDETESORE DHE TË TJERA
LLOJE TË NDRYSHME TË PËRDORIMIT
Përparësitë e cilësisë së vazhdueshme te ujit me pastërti të lartë me osmozë reverse po gjejne fusha të reja të përdorimit. Uji pa mikrobe dhe pa ndotës me përçueshmërinë më të ulët garanton sigurinë funksionale dhe rezultatet më të mira operacionale në proceset e prodhimit në laboratorë, në objektet e kujdesit shëndetësor, praktikat dentare dhe laboratorët dentarë, në teknologjinë e ajrit të kondicionuar dhe në pastrimin e ndërtesave.
EKSPERTIZA, PROJEKTIMI DHE SERVSI
Ekspertiza më e mirë botërore e BTW, investimet në inovacion dhe teknologji krijojnë produkte me cilësi të lartë që sigurojnë cilësi optimale të ujit në të gjitha fushat dhe në mjedise të ndryshme, duke garantuar njëkohësisht nivelin më të lartë të sigurisë, higjienës dhe shëndetit të ujit si eliksir i jetës.
Ekipi me përvojë i inxhinierëve të Eneks Group Engineering ofron shërbime të cilësisë së lartë për konsulencë, projektim, punekryerje, instalim dhe servisim të teknologjive më të mira për pastrimin dhe filtrimin e ujit.
Për këshilla, informacione dhe oferta për zgjidhje për pastrimin dhe filtrimin e ujit sipas nevojave tuaja, na kontaktoni në:
Për të gjitha risitë, promocionet dhe përfitimet rreth përdorimit të ujit të filtruar në shtëpinë tuaj, na ndiqni në rrjetet sociale:
CAKTONI TAKIM OSE KËRKONI OFERTË
Ekspertiza e inxhinierëve në Eneks Group Engineering është në dispozicionin tuaj për të përcaktuar nevojat e sakta për ujë të pastër sipas nevojave të banesës apo shtëpisë tuaj, natyrës së biznesit tuaj, instalimeve ekzistuese, rezultateve të dëshiruara, si dhe për t'ju ndihmuar në zgjedhjen dhe zbatimin e zgjidhjes më të mirë ne kuader te buxhetit tuaj.
Caktoni takim apo në qoftëse tashmë keni bere zgjidhjen kërkoni ofertë në contact@eneks.mk
Telefon për kontakt:+389 2 512 8887